Lajme Maqedoni e Veriut

Taravari ka bashkëpunuar me VMRO-DPMNE që nga 2017.

Arben Taravari, zbulon publikisht se bashkëpunimi i tij me VMRO-DPMNE nuk është asgjë e re ai ka nisur që në vitin 2017 dhe ka qenë vendimtar për fitoren e tij në dy mandate si kryetar komune.

“Unë kam bashkëpunuar me VMRO që nga viti 2017. Madje, me ndihmën e tyre kam fituar dy herë rradhazi në Gostivar. Këto janë fakte që nuk mund të mohohen,” tha Taravari, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e aleancave politike që kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatet zgjedhore.

Por pikërisht tani, kur përgatitet për garën e re për Gostivarin, ai kërkon ndihmë nga BDI-ja! Sepse, sipas burimeve të brendshme, VMRO nuk do ta mbështesë kandidaturën e tij.

Kthesa është dramatike: nga “aleat strategjik” me VMRO-në për vite me radhë, në një përpjekje për të bashkëpunuar me rivalin politik BDI – partinë që Taravari e ka kritikuar ashpër për vite me radhë duke e quajtur kancer të shqiptarëve.

A është ky një akt i dëshpërimit politik apo pragmatizëm i pastër për mbijetesë në pushtet?

Një gjë është e qartë: nëse VMRO i kthen shpinën dhe BDI nuk i jep dorën – Taravari rrezikon të humbasë bastionin e tij politik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *