Lajme Maqedoni e Veriut Top

Taravari: Fitoren më 8 maj as që e diskutoj, ka një valë ndryshimi që nuk ndalet

Fitoren më 8 maj as që e diskutoj, ka një valë ndryshimi që nuk ndalet. Këtë e tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë” në TV Neës.
Taravari ka shtuar se ai mendon më tepër për zgjedhjet e vitit 2025 dhe se këtë e ka diskutuar edhe me partnerët e koalicionit por edhe me anëtarësin.
“Ne duhet të koncentrohemi edhe në vitin 2025. Sepse ne kemi qeverisje 1 vjeçare në qeverinë që do ta formojmë më 8 maj, deri në tetor të vitit 2025 janë zgjedhjet lokale. Nëse nuk bëjmë qeverisje të mirë, nuk demonstrojmë qeverisje të mirë, nuk i tregojmë qytetarit se ne e kemi me gjithë mend, qeverisim shumë më ndryshe dhe shumë më mirë, atëherë në tetor të vitit 2025 qytetari mund të zhgënjehet dhe të na dënon me votë dhe aty do të jetë testi ynë i parë si qeveri e re”, u shpreh Arben Taravari, kryetari i ASH-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *