Taravari alarmon për presione ndaj gjykatës për çështjen e ASH-së: E ndërruan një gjykatës, tani kërkojnë të ndërrohet edhe tjetri

Kryetari i Aleancës për Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, foli edhe për zhvillimet brenda ASH-së dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet.
Ai tha se para tre katër ditëve është ndërruar një gjykatëse, ndoshta siç tha ai, një kërkesë të tillë e ka bërë ministri i drejtësisë.
“Pardje lëndën e mori gjykatësja e dytë, dhe dje përsëri kanë bërë kërkesë që të ndryshohet edhe gjykatësja e dytë. Unë nuk e di se sa kërkesa do të bëhen kështu që të ndërrohen gjykatësit derisa tu goditet njëri që u duhet atyre. E kam informuar edhe disa ambasada, por edhe publikisht bëj ftesë se kjo nuk është në rregull, nuk është rastësisht besueshmëria në gjykata dhe prokurori 2,5,8 % sipas anketave. Nëse një gjykatës nuk është i mirë edhe i dyti e kërkoni pa arsye nuk ka arsye pse të ndryshohet gjykatësi i dytë, kjo është non sens”, tha Taravari.
Sipas tij, sqarimi i vetëm mund të jetë si presion ndaj gjykatave.