Snopçe i përgjigjet Frontit Europian: “Më shumë se 20 vjet në qeveri, nuk e keni zbatuar mo”
Halil snopçe nga VLEN për TV21 i është përgjigjur Frontit Europian në lidhje me akuzat se po shkelin Marrëveshjen e Ohrit. Snopçe thotë se përderisa BDI ka qenë në pushtet disa herë ka shkelur këtë marrëveshje dhe e njëjta nuk është zbatuar 100%, ndonëse kanë kaluar 18 vite, nga viti 2006 kur është dashur të realizohet. Ai porositi Frontin Europian që në vend se të shohin mekanizmat për të mos mbetur në opozitë, të mendojnë së me çfarë metoda demokratike do të veprojnë në opozitë.
“Nuk ka lidhje me thyerjen e Marrëveshjes së Ohrit, ata ende nuk kanë dhënë ende përgjigje ndaj qytetarëve të Maqedonisë se Veriut se përse MO është thyer disa herë. Ata qeverisin 20 e kusur vite ndërsa marrëveshja është dashur të realizohet në tërësi deri në vitin 2006 ndërsa edhe pas 18 viteve nuk janë plotësuar disa pika të Marrëveshjes së Ohrit. E tani ata në interes të tyre… meqë janë të vetëdijshëm se do të jenë në opozitë po thirren në MO, e që nuk ka asnjë logjikë, kuptohet. Ata më së miri do të ishte të artikukojnë se më çfarë mjete demokratike, me çfarë metoda demokratike do të veprojnë në opozitë”, u shpreh Halil Snopçe nga koalicioni VLEN.