Siljanovska – Davkova dhe Radev të premten do të takohen në Sofje
Të premten në Sofje do të ketë takim mes presidentes së RMV-së Gordana Siljanovska Davkova dhe homologut të saj bullgar, Rumen Radev.
Siljanovska-Davkova po e shfrytëzon vizitën e ansamblit të Operës dhe Baletit Kombëtar (OBK) në Sofje për ta takuar Radevin pasi një gjë e tillë nuk ndodhi në Romë gjatë festimeve të 24 majit.
Me atë rast ajo tha gjithashtu se diplomacia kulturore është më e fuqishme se diplomacia tradicionale dhe për këtë ka ardhur ta shijojë shfaqjen e operës.
Sipas njoftimeve, takimi i presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk pritet të hapë tema thelbësore, por bisedimet duhet të synojnë zbutjen e atmosferës në marrëdhëniet mes dy vendeve./Telegrafi/