Kunati i Elmi Azirit ka përfituar tenderë milionësh nga Llotaria Shtetërore dhe Artan Grubi
Sipas të dhënave të publikuara në byron për prokurime publike kompania Ritron Kopi Dooel me pronarë Artan Ajruli i cili është kunat i deputetit Elmi Azirit nga grupacioni i Ziadin Selës pjesë e koalicionit opozitar Fronti Europian ka përfituar tenderë milionësh nga Llotaria Shtetërore dhe Artan Grubi.
Kompania Ritron Kopi Dooel në web faqen e byros për prokurime publike figuron të jetë përfituese e shumë tenderëve nga shumë institucione publike e veçanërisht Llotarisë shtetërore, drejtor i të cilës ka qenë Përparim Bajrami, shok i ngushtë i Artan Ajrullit.
Institucionet që kanë nënshkuar tenderë me kompaninë Ritron Kopi Dooel janë:
1.Shtëpia e Shëndetit Kumanovë
2.Llotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
3.Gjimnazi “Ismet Jashari” Likovë
4.Ministria për sistem politik dhe mardhënie ndërmjet bashkësive
5.Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë
6.Komuna e Likovës
Më poshtë keni të dhënat e publikuara në web faqen e byros për prokurime publike: