Sali: VLEN po vjen fuqishëm, është koha që Ali Ahmeti të dalë në pension

Kandidati i VLEN-it, në Njësinë e Parë Zgjedhore, Bekim Sali, tha se Ali Ahmeti ka harxhuar pothuajse të gjitha “plumbat” e tij politikë, dhe se dalë ngadalë duhet të përgatitet për pensionim politik.
“Angazhimi i tij 20 vjeçar dukshëm e ka lodhur dhe gjitha këto salltomoratale që i ka bërë, lëvizje ekstreme të ndryshimit të agjendave ka shkaktuar humb jen e besimit të cilën më herët e ka patur te votuesi. Besoj se VLEN-i vjen me një agjendë të re, program të ri, dhe është i realizueshëm, nuk është program i cili premton diçka që nuk mund të realizohet”, deklaroi Bekim Sali.
Sali shtoi se se ata kanë marrë pjesë në pushtet një vit, dhe kanë realizuar gjëra që për 20 vite nuk janë bërë.