Lajme Maqedoni e Veriut

Sali: Do jemi aty ku do shfaqet nevoja gjithnjë me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, në emisionin “Zoom” në TMV2, tha se ata si koalicion VLEN kanë përcaktuar disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë për përmirësimin e kushteve të jetës, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, duke shtuar se ata do të jenë aktiv në gjithçka për të ndryshuar dhe mundësuar një jetë më të mirë për qytetarët e vendin tonë.
Sa i përket zgjedhjes së Afrim Gashit në krye të Kuvendit, Sali tha se zgjedhja e tij në këtë funksion është një sinjal shumë i mirë për shumicën e re parlamentare.
“Marrja e një nga tre funksionet më të rëndësishme në shtet, është natyrisht rezultat i bisedimeve të cilat po rrjedhin për bashkëveprim apo koalicionim, kjo ka qenë një nga pikat e rëndësishme për VLEN-in për ta marrë të parin e kuvendit. Pika e parë u realizua me sukses”, tha Sali.
Sali tha se profili i kryetarit të parlamentit flet për një seriozitet në qasje në punën e deritanishme që e ka barë në dy mandate dhe tani në mandatin e tretë si kryetar të kuvendit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *