Lajme Maqedoni e Veriut

Rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,15 % në raport me vendimin e datës 28.6.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,080 den/kg.

Nga data 2.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS– 98 do të shitet për 85,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 48,008 (denarë/kilogram).

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *