Lajme Maqedoni e Veriut

Rreth 72 përqind e vaksinave të gripit sezonal në RMV janë shfrytëzuar

Nga gjithsej 72.600 doza të vaksinës kundër gripit sezonal të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani janë përdorur 52.687, pra 72 përqind, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISSHP) në raportin për situatën me gripin sezonal, transmeton Portalb.mk.

Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2024/2025 ka filluar më 21 tetor dhe kryhet në Qendrat e Shëndetit Publik me njësitë e tyre rajonale, si dhe në qendrat shëndetësore.

Terminet për vaksina falas bëhen përmes ueb-faqes www.vakcinacija.mk.

Vaksina zvogëlon mundësinë e marrjes së gripit, zbut pamjen klinike dhe parandalon komplikimet ose vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut (personat mbi 65 vjeç, personat mbi 6 muaj me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri 5 vjet).

Gjatë javës së kaluar, nga data 28 tetor deri më 3 nëntor, në vend janë raportuar 47 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është 11,9 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Të sëmurë këtë javë janë regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Prilep, Strumicë, Kavadar, Shkup dhe Gostivar. Për sa i përket moshës, janë regjistruar 27 persona nga 15 deri në 64 vjeç, 15 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç dhe 5 persona janë mbi 65 vjeç.

Në nivel evropian, siç bën të ditur ISHP, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel ndërsezonal, karakteristik për këtë periudhë të vitit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *