RMV ndër vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve në botë!
Përdorimi i duhanit në RMV është shumë i lartë. Hulumtimet e fundit të Institutit për Shëndet Pulik tregojnë se përqindja e përfaqësimit të popullatës që përdor duhan na vendos ndër vendet në botë me përqindjen më të lartë të qytetarëve – duhanpirës aktiv. Sipas hulumtimit të Institutit të Shëndetit Publik, numri i duhanpirësve aktivë në vendin tonë është 45.4 për qind, me një përqindje shumë të ulët të njerëzve – pesë për qind, të cilët kanë provuar dhe me sukses dhe kanë lënë duhanin vitet e fundit. Këto të dhëna i ndau ISHP me rastin e 31 majit – Ditës Botërore Kundër Përdorimit të Duhanit.
“Ka shumë pak frekuentim në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit që funksionojnë në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata, thekson Instituti.
Nga aty theksojnë se si një nga faktorët më të mëdhenj dhe më të zakonshëm të rrezikut në pothuajse të gjitha llojet e sëmundjeve kronike është përdorimi i duhanit, i cili kontribuon seriozisht në përkeqësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës. Si pasojë e përdorimit të rregullt të duhanit mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera.
Industria e duhanit, siç theksojnë ata, me të gjitha resurset e saj lufton me sukses përpjekjet për forcimin e legjislacionit ligjor, i cili në fakt është një nga kushtet për hyrje në Bashkimin Evropian, ndaj nevoja për përshtatjen e ligjeve me ato të BE-së është të nevojshme për përparimin e vendit.