Rikonstruimi i rrugëve të Çarshisë, Bekim Sali: Ky është vetëm fillimi!
Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka njoftuar se sot së bashku me kryetarin e Lëvizjes Demoraktike Izet Mexhiti, kanë shoqëruar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë fillimit të punimeve për konservimin dhe restaurimin e kalldërmit në rrugën Papuxhinska në Carshi të Vjetër.
“Bashkë me Izetin, shoqëruam sot kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, gjatë nisjes së punimeve për konservimin dhe restaurimin e kalldërmit në rrugën Papuxhiska në Çarshi të Vjetër. Visari na njoftoi se në këtë rrugë, me sipërfaqe prej 350m2, po instalohen pajisjet urbane që i duhen Çarshisë. Ky është vetëm fillimi, sepse planifikohet të rikonstruohet çdo rrugë e Çarshisë. Ndryshimi do t’i përfshijë edhe komunat, me pakot financiare vjetore që do t’i ndajë Qeveria VLEN. Punë të mbarë!”, ka shkruar Bekim Sali, kryetar i Alternativës.