Lajme Maqedoni e Veriut

Ri-pozicionimet e deputetëve/ Gashi: Nëse dikush nga deputetët do të kërkonte mendimin tim do t`ia jepja, por nuk kanë kërkuar mendim

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 ka folur për ri-pozicionimet e deputetëve dhe shtimin e numrit të deputetëve të Koalicionit VLEN.
Gashi ka theksuar se ai nuk është i përfshirë në atë temë. Nuk ka biseduar me askënd në atë temë, porse nëse dikush do ta pyeste në lidhje me këtë temë nga radhët e deputetëve, me siguri
“ Nuk e di. Nuk jam i informuar rreth atyre ngjarjeve. Sigurisht në pjesën e partive politike po zhvillohen bisedime. Ne si VLEN dolëm në zgjedhje, fituam aq vota dhe aq mandate deputetësh ku kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ato deputet. Ato si pjesë e partisë së tyre vendosën që të kapin një rrugë tjetër. Me askënd nuk kam pasur asnjë komunikim për ti bindur. Mendoj se ato janë deputet me bindje të tyre. E dinë saktë se çka duhet të bëjnë. Nëse dikush do të kërkonte mendimin tim do t`ia jepja, por nuk e ka kërkuar atë mendim”, tha midis tjerash Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *