Lajme Maqedoni e Veriut

Qytetarët të irrituar nga vonesat në dhënien e dokumenteve

Vazhdon problemi me nxjerrjen e dokumentave personale. Qytetarët thone se presin deri në dy muajpër të marr një dokument, gjë që ua vështirëson planifikimet. Nga MPB thonë se së shpejti do të ketë një zgjidhje.

Qytetarët akoma po përballen me vonesa dhe sfida në marrjen e dokumenteve zyrtare, si pasaporta dhe patenta shoferi. Xhafer Ademaj, aplikoi për pasaport më 13 janar 2024, por ende nuk ka marrë përgjigje, ndonëse tani jemi në korrik.

“E kam dergu në dy gjuhësor, sepse është e drejta ime. Bile me than se nuk ka për gjuhën shqipe, atëhere e kam refuzu, pastaj ma von kam bë termin në gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite ende si kam dokumentet” tha Xhafer Ademaj- Qytetar

Ai gjithashtu raporton se nuk ka marrë njoftim me SMS për statusin e aplikimit, dhe kur kërkoi informacion, i thanë të shkonte personalisht në Lisiqe.

“Kam apliku me 13.01.2024 veq e kam pa aplikimin, kurse sot jemi muaji I korik. Pëndryshe është dasht të më lajmërojn me SMS, as që më kan dërgu fare, thash të pyës, më than duhet të shkojsh në Lisiqe, në skej të Shkupit” – tha Xhafer Ademaj- Qytetar

Qytetarët të intervistuar nga TV KLAN MK raportojnë se vonesat po rriten dhe janë të pakënaqur me faktin që përveç aplikimit të dokumenteve të udhëtimit, ata duhet të presin për shumë kohë për të marrë një termin dhe për t’u shërbyer me dokumentacionin e duhur.

“Duhet t presish, ske cfarë të bësh, nuk ka shpëtim. Pas një procedure të shpejtë, ajo shkon më shpejt, vetëm për të marrë para. Me një të zakonshme, duhet të presësh 50 deri në 60 ditë, gjë e tmerrshme”

“Këtu kam ardhur për të marrë patentën time, duhet të paguaj një procedurë të përshpejtuar që të mund të vozitish . Më duhet të pres tre ditë dhe ato tre ditë të heqin patentën e vjetër të shoferit dhe ti nuk funksionon dot, nuk mund të fitosh bukën e gojës”

“Kemi pritur për letër njoftim, afati ishte në shtator, kështu që na aplikuan katër muaj më parë dhe e morëm pardje.”

“Kam fat që ministra e kulturës së Shqipëris ma dha shtetësin e Shqipërisë, e kam edhe pasoshin e Shqipërisë. Hiq smë duhet, po thash ta nxjeri edhe të Maqedonisë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se sistemi i prodhimit të pasaportave është rritur në kapacitet, duke arritur një prodhim mujor prej rreth 80 mijë pasaporta.

“Ne do të kthehemi në normalitet pas dy muajsh nga tani, nëse qytetari fotografohet fillimisht, brenda 15 ditëve brenda afatit të lejuar ligjor, në kuadër të një procedure të rregullt do të marrë dokumentet e udhëtimit” – tha Toshkovski.

Ai bëri të ditur se në të ardhmen do të kërkohet një zgjidhje softuerike që do të thjeshtojë procedurat e procesit të lëshimit të dokumenteve. /tvklan.mk

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *