Lajme Maqedoni e Veriut

Qoku: BDI bërtet për shkak se e ka “hallin” e burgut

Çdo gjë ka një fillim e një fund. 22 vjet pushtet, 22 vjet krim, korrupsion e nepotizëm.
Pa dënime, pa ndëshkime.
Do bërtasin e do çirren pak. Normale.
Por edhe ata vetë e dinë që u ka ardhur fundi.
Mjerë ata persona që u fëlliqen kot e për pak, në fund të rrugës së tyre të pandershme politike.

Sidoqoftë, dy halle kryesore kanë njerëzit e BDI-së dhe patericat e saj, sidomos ata që u fëlliqën në fund, të cilëve dalëngadalë po u ngushtohet laku në fyt:
– Më i madhi është ai i disa figurave kyçe të saj që qysh tani përfliten se do të përfundojnë në burg;
– Kurse halli më i vogël është ai i disa të tjerëve që kanë investuar aq shumë në projekte qeveritare në mënyrë korruptive saqë humbja e pushtetit do të thoshte detyrimisht falimentim financiar dhe borxhlinj të mëdhenj, që mund t’u kushtojë më shumë edhe se paret.
Mos qofsh në lëkurën e tyre!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *