Qeveria emëron Arben Ramadanin si kryevizor i ri i Fondeve IPA
Qeveria ka emëruar Arben Ramadani si kryerevizori i ri i Fondeve IPA, pasi shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila nuk kishte certifikatë për ushtrimin e këtij funksioni.
Revizori Ramadani, ka diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore në drejtimin për Financa dhe Biznes.
Tanimë 14 vite është i punësuar në institucionin i cili është përgjegjës për të kontrolluar menaxhimin dhe shpenzimin e fondeve që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë së Veriu nëpërmjet programit IPA. Fillimisht, prej vitit 2010 deri në vitin 2012-të ka ushtruar detyrën e revizorit më të ri për kompomentën IPA 5, ndërkaq më pas si revizor i autorizuar shtetëror. Prej vitit 2020 deri në vitin 2024 ka ushtruar detyrën e revizorit të lartë, ndërkaq së fundmi ushtron detyrën e revizorit të pavarur për avancim të revizionit.
Ramadani, prej vitit 2019-të është edhe kontabilist i autorizuar.