Po ashtu, Gashi ka treguar se kërkesa tjetër është që në këto ndryshime të përfshihet edhe neni që e sanksionon mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik.
“Në pikën e integrimit europian programi i koalicionit VLEN përfshin përcaktimin e padiskutueshëm dhe pa ekuivoke europian, synimin kombëtar për përafrim me shtetet anëtare të BE-së në rajonin tonë, harmonizimin e plotë të politikës sonë me BE-në dhe NATO-n, pastaj distancimin e qartë të Maqedonisë së Veriut prej vendeve me qëndrime anti-BE e anti-NATO, si dhe dalje nga nisma “Ballkani i Hapur””, ka potencuar Gashi gjatë fjalimit të tij në Tetovë.