Lajme Maqedoni e Veriut

Për vetëm pesë orë në Shkup dënohen 60 motoçiklistë

Gjatë ditës së djeshme (29.08.2024) nga ora 19:00 deri në ora 00:00, në kuadër të planit për rritjen e pranisë policore dhe rritjen e sigurisë në qytetin e Shkupit, është zbatuar kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e shkeljeve lidhur me drejtuesit e motoçikletave.

“Në aksion janë kontrolluar mbi 90 motoçikleta si dhe janë sanksionuar 60 drejtues të tyre. Prej tyre 28 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 10 drejtues kanë vozitur pa patentë shofer, 12 drejtues të kategorisë së papërshtatshme, pesë motoçikleta nuk janë të regjistruara, një mjet pasagjerësh është ndaluar për shkak të dyshimit për mosfunksionim teknik dhe zhurmë të madhe”, njofton MPB.

Kontrollet e veprimit në kuadër të aksionit operacional do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar, paralajmëron MPB. “U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, shkruan në njoftimin e policisë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *