Lajme Maqedoni e Veriut

Pallço i kishte vrarë viktimat me plumb në kokë, thotë prokuroria

Lupço Palevski-Pallço vrau 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarin Pançe Zhezhovski duke i qëlluar në kokë e armë, tha në fjalën hyrëse të fillimit të gjykimit prokuororia. Siç tha prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska, të pandehurit Lupço Palevski-Pallço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev i kanë planifikuar vrasjet dhe i kanë kryer në mënyrë të egër, ndërsa në rrëmbim ka ndihmuar edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit fillimisht e kanë vrarë Zhezovskin për ta rrëmbyer Vanjën me veturën e tij. Pallço e vrau Zhezhoskin me një plumb në kokë dhe më pas e varrosën në një gropë.

I akuzuari e kapi Vanja-n pasi babai i saj i dha Pallços informacione kur ajo po shkonte vetëm në shkollë, me qëllim që të kërkonte një shpërblim. Siç tha prokurori, të pandehurit tentuan të rrëmbenin Vanja-n më 24 nëntor pasi babai i tha Pallços se Vanja do të shkonte vetëm në shkollë, pasi motra e saj nuk kishte mësim. Por për shkak të bllokimit të trafikut, ata u vonuan. Rrëmbimi u krye të hënën, më 27 nëntor, pasi babai i tha Pallços se Vanja do të shkonte vetëm dhe këtë informacion e dinte vetëm ai.

Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev dolën para ndërtesës së Vanjës me veturën e Pançe Zhezhovskit të vrarë më parë. Vlatko Keshishev ishte duke pritur në makinë, dhe dy të tjerët hapën derën me një kaçavidë dhe prisnin Vanja në bodrum me një thes gjumi. Kur ajo doli nga ashensori, ata e kapën, i lidhën gojën, i lidhën duart dhe këmbët me kapëse plastike dhe e futën në çantë. E kanë kërcënuar që të mos bërtiste”, tha prokurori.

Më pas e kanë futur Vanja-n në bagazhin e makinës, i kanë thyer telefonin afër “Partizanskës” për të mos marrë sinjal dhe janë nisur drejt rrugës së Kaçanikut. Në Vizbeg takuan Pallçon dhe së bashku vazhduan për në fshatin Brazdë, ku vranë Vanjën. Të pandehurit e futën Vanja-n në një gropë të hapur me duar dhe këmbë të lidhura. Pallço, sipas prokurorisë, ka qëlluar Vanjan në kokë me pistoletë përmes jastëkut dhe e ka vrarë. Më pas e varrosën trupin dhe i vunë flakën makinës.

Pas fjalëve hyrëse të prokurorisë, të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për krimin.

Para fillimit të gjykimit, prokurorja Krstevska-Josifovska kërkoi që publiku të përjashtohet nga e gjithë seanca për të mbrojtur privatësinë e nënës Zorica Gjorçevska dhe motrës së Vanjës, por gjyqtari Ivica Stefanovski nuk e pranoi kërkesën.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *