Orhan Kurtishi takon përfaqësuesit e Post Europ dhe UPU për përmirësimin e shërbimeve postare
Sot, Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, priti përfaqësuesit nga Post Europ, Maire Lodi, si dhe përfaqësueset e Unionit Universal Postar (UPU), Ketevan Aleksidze dhe Ela Çelik. Gjatë takimit, u diskutuan sfidat me të cilat përballet menaxhmenti i ri, veçanërisht në aspektin financiar dhe teknologjik.
Kurtishi theksoi rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve postare dhe identifikimin e mundësive për përmirësim. Përfaqësuesit e Post Europ dhe UPU u angazhuan për të kryer një skanim të zinxhirit të dërgesave dhe përgatitjen e një analize, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e situatës aktuale.
Ky bashkëpunim do të jetë thelbësor për përparimin dhe modernizimin e shërbimeve postare në vend, duke sjellë ndihmë të pa rezervë në procesin e transformimit dhe rritjes së efikasitetit të Postës së Maqedonisë së Veriut.