Në kuadër të Biznis Forumit Postar, Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka njoftuar përmes një postimi se sot është zhvilluar një drekë pune me pjesëmarrës specialë, duke përfshirë përfaqësues të Turqisë. Takimi kryesor është realizuar me Drejtorin Gjeneral të Postës së Turqisë, Fatih Tezcan, me fokus në sfidat dhe mundësitë e ardhshme në fushën postare.
Kurtishi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve pjesëmarrëse, duke diskutuar mundësitë për të forcuar lidhjet dhe për të zhvilluar projekte të përbashkëta. Gjatë diskutimeve u theksua se krijimi i lidhjeve të forta në sektorin e shërbimeve postare do të kontribuojë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve.