Njësoj si BDI-ja, edhe Apasievi e sulmon Afrim Gashin
Kreu i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, ka komentuar kremtimin e festës shtetërore të Ilindenit që u shënua në dy gjuhë – maqedonisht dhe shqip, ndërsa në ndërkohë ndau një video nga kremtimi i kësaj dite para Kuvendit, ku këndoheshin këngë shqipe, përcjell INA.
“Vitin e kaluar kam qenë në Meçkin Kamen. Talati mbajti një fjalim. Gjithçka ishte në maqedonisht. Këtë vit, Micko mbajti një fjalim. Gjithçka ishte dygjuhëshe. Votoni sërish jeniçerin, rilindasin vmroid. Për një grusht privilegje nuk e sheh që vendi ynë është bërë FEDERATË!
p.s. Dhe edhe një herë, njerëz, mos harroni – vetëm E MAJTA është shtetformuese!”, ka shkruar ai në Facebook.