Lajme Maqedoni e Veriut Top

Nikollovski: Nga Shkupi në Ohër dhe Strugë për një orë e gjysmë

Marrëveshja me kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e korridoreve po bëhet prioritet edhe për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.
Delegacioni qeveritar sot e paralajmëroi fillimin e punimeve në autostradën Gostivar- Bukojçani, që sipas tyre, pas 50 viteve po ndërtohet autostradë moderne e korridorit 8.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, paralajmëroi se nga Shkupi deri në Ohër dhe Strugë do të udhëtohet për një orë e gjysmë.
“Po fillojmë me punët reale në teren për ndërtimin e autostradës Gostivar- Bukojçani, rruga më e vështirë nga korridori 8 i autostradës në perëndim. Kjo autostradë tërësisht do të ndryshojë funksionimin e ekonomisë, por edhe të turizmit, ndërsa do të përshpejtohet rritja ekonomike. Kjo nënkupton lidhje me të madhe për të gjithë”, ka thënë Nikollovski.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *