Në Shkup sanksionohen 114 shoferë, 13 pa patentë shofer
MPB njofton se SPB Shkup ka shqiptuar gjithsej 114 masa gjatë kontrolleve të djeshme në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit.
Nga drejtuesit e mjeteve pa patentë shoferi, 13 janë dënuar, shtatë masa janë shqiptuar për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë janë sanksionuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
“Janë vendosur katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë sanksione për rirregullim të paligjshëm gjatë drejtimit të automjetit… Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.