Lajme Maqedoni e Veriut

Në bastoret dhe kazinotë e Maqedonisë vitin e kaluar qytetarët kanë lënë 800 milionë euro

Vitin e kaluar në RMV ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo bixhoz, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro, shkruan në analizën e “Pari“.

Aq para do të thotë kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për lojëra të fatit. Kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro.

Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren me bastore dhe me lojëra të fatit, kanë thuajse 7.745 të punësuar dhe janë plotësues serioz i kasafortës së shtetit, si me të ardhura po ashtu edhe me tatime.

Edhe pse shpesh herë mendohet të ndalohet kjo veprimtari, në analizë thuhet se ky lloj biznesi zgjerohet në vazhdimësi.

Në analizë thuhet gjithashtu se në veprimtarinë e kazinove dhe bastoreve janë regjistruar: 58 kompani, prej të cilave aktive për momentin janë 46, aktive pjesërisht janë 7, të sapoformuara 5.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë industri është 7.745, ndlrsa paga mesatare në 33.383 denarë ose rreth 550 euro.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *