Murtezi: Motrat medicinale që janë me kontratë do të marrin vendime të përhershme
Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar rastin e fundit të motrave medicinale në Tetovë dhe Kumanovë, ku ka theksuar se është në proces që të gjitha motrat medicinale të marrin vendime të përhershme pune.
“ Ja shembull konkret. Mirë që e përmendët. Unë dje gjatë tërë ditës në qeveri kemi pasur takime pune për ti kaluar këto kontrata të motrave medicinale në vendime të përhershme. Dhe unë mund të ju garantoj se dje në të gjitha takimet që kemi pasur me drejtorët e Shtëpive të Shëndetit dhe Spitaleve, flas drejtorët shqiptarë është sjell vendimi dhe iu janë dhënë udhëzimet për paraqitjen e kërkesave dhe përgatitjen e dokumentacionit për kalimin prej kontratave në vendime të përhershme në institucionet shëndetësore. Dhe kjo është një proces. Ne po flasim për një proces dhe nuk mund të themi se do të kryhet për një ditë ose dy. Mirëpo të gjithë këta do të marrin vendime të përhershme në marrëdhënie pune”, deklaroi Murtezi.




