Lajme Maqedoni e Veriut

Murtezani takohet me zëvendësministrin për Punë të Jashtme dhe Drejtor për Çështje evropiane të Turqisë, Mehmet Kemal Boaza

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se në kuadër të vizitës në Ankara, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takim me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme dhe Drejtor për Çështje evropiane, Mehmet Kemal Boaza.
“Biseduam për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të cilat e formojnë rajonin tone. Miqësia mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është shtyllë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë. Ne iu referuam rrugës evropiane të vendit tonë, zgjerimit të BE-së, rëndësisë së implementimit (zbatimit) të Agjendës reformuese, procesit të Berlinit si dhe sfidave globale që kanë të bëjnë me stabilitetin në rajon.
Partneritetet e fuqishme ҫojnë drejt rajonit më të fortë, i bashkuar në vizionin për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Murtezani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *