Lajme Maqedoni e Veriut

Murtezani: Solidariteti dhe ndihma që RMV i ja jep Ukrainës që nga fillimi i luftës nuk është çështje zgjedhjeje, por obligim dhe përgjegjësi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka deklaruar se solidariteti dhe ndihma që Maqedonia e Veriut i ja jep Ukrainës që nga fillimi i luftës nuk është çështje zgjedhjeje, por obligim dhe përgjegjësi.
“Në vizitën time të fundit në Ukrainë, isha dëshmitar i plagëve të luftës, por edhe diçka shumë më të fuqishme, dhe kjo është rezistenca dhe shpirti luftarak i popullit ukrainas.
Prandaj, solidariteti dhe ndihma që Maqedonia e Veriut i ja jep Ukrainës që nga fillimi i luftës nuk është çështje zgjedhjeje, por obligim dhe përgjegjësi.
Sot, me rastin e trevjetorit të invazionit rus, mora pjesë në premierën e filmit ukrainas “Rock, Paper, Scissors”, i cili është portret i guximit, sakrificës dhe shpirtit të palëkundur të popullit ukrainas”, ka deklaruar ministri Murtezani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *