Murtezani për vizitë pune dyditore në Bruksel
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, me 4 dhe 5 shtator 2024, do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune, në kuadër të së cilës do të takohet me: Oliver Varheјi, Komisar për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefano Sanino, Sekretar i Përgjithshëm i shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatat për zgjerim të Unionit (DG NEAR), Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, euro-deputeti Ilhan Kyçyk dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve evropiane dhe Kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së.
Takimet e ardhshme diplomatike në Bruksel janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për depërtimin në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit me organet kryesore të Bashkimit Evropian. Takimet do të mbulojnë sërë temash të rëndësishme për procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut drejt Unionit, me theks të veçantë në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe harmonizimin e mëtejshëm të reformave të brendshme me standardet evropiane. Në diskutime do të shqyrtohen edhe mundësitë e rritjes së mbështetjes teknike për reformat e ardhshme në gjyqësor, sundimin e së drejtës dhe masat kundër korrupsionit.