Lajme Maqedoni e Veriut Top

Asnjë deputet shqiptar nuk përkrah interpelancën ndaj Gashit

Anjë prej deputetëve shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk do të përkrahë interpelancën. Deputetët e subjekteve të ndryshme politike nga opozita dhe pushteti kanë deklaruar se interpelancën e shohin si antishqiptare, dhe se pavarësisht mosmarrëveshjeve që janë në relacion pozitë opozitë, nuk do të mbështesin shkarkimin e një shqiptari nga pozita.

Talat Xhaferi nga BDI ka thënë se nuk do të mbështesin interpelancën.

Ilire Dauti nga ASH e Selës poashtu ka thënë se nuk do të votojnë për shkarkim të Gashit.

Nuk do të votojë për shkarkim as deputeti shqiptar në partinë LSDM Fatmir Bytyqi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *