Lajme Maqedoni e Veriut

Murtezani për vizitë në Malin e Zi, do të merr pjesë në forumin FIB

Me ftesë të “Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi” dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nesër do të marrë pjesë në “Forumin e Integrimit Ballkanik 2024” (FIB 2024), i cili do të mbahet nga data 12 deri më 14 shtator 2024, në Podgoricë të Malit të Zi.

Nga Ministria e Çështjeve Evropiane sot kumtuan se Murtezani do t’i drejtohet sesionit të quajtur “Shqyrtimi politik dhe teknik i procesit të integrimit në BE të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke u përqëndruar në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe mundësitë për përparim në këtë rrugë.

Në kuadër të vizitës së punës, siç është paralajmëruar, do të zhvillojë takime të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministren e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *