Murtezani: Maqedonia e Veriut është gati për të filluar negociatat me BE-në

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistë për Kanal5 tha se procesi i integrimit ka filluar me një dinamikë të re pas zhvillimeve në Ukrainë. Ministri Murtezani vlerëson se Maqedonia e Veriut është shumë më e përgatitur se Shqipëria për anëtarësim në BE edhe pse ajo e fundit veçse ka filluarn negociatat.
“Në raport me përgatitjet ne jemi shumë më të përgatitur se Shqipëria por siç e dini Shqipëria veçse ka filluar negociatat. Kjo është fakt, që ata po ecin tani shumë më shpejt se ne. Dhe, nëse e shihni planin e zhvillimit të rajonit ne përfitojmë sikurse shtetet që janë anëtare. Prandaj, tani është përshpejtuar dinamika e integrimit evropian, sidomos pas zhvillimeve në Ukrainë”, tha ministri Murtezani.