Lajme Maqedoni e Veriut

Murtezani: Bshkëpunimi ekonomik midis RMV-së dhe Turqisë bazohet në partneritete të sinqerta, strategjike dhe afatgjate

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani i cili po merr pjesë në Samitin e 9-të Ekonomik Ballkanik në që po mbahet në Shkup, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë bazohet në partneritete të sinqerta, strategjike dhe afatgjate, të cilat i tejkalojnë kornizat klasike bilaterale.

“Gjithashtu potencova se investimet, ekonomia digjitale, teknologjitë e gjelbra dhe ndërlidhja infrastrukturore janë fusha në të cilat shohim potencial të përbashkët dhe plotësueshmëri. Si Ministri për Çështje Evropiane, me përkushtim po punojmë në përmirësimin e klimës së biznesit, parashikueshmërisë rregullatore dhe avancimit të standardeve evropiane në ekonomi”, ka thënë Murtezani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *