Ministri Orhan Murtezani prezantoi Agjendën Reformuese para gazetarëve
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mëngjesin e sotëm zhvilloi takim tematik pune me gazetarët, në të cilin prezantoi Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, e cila dje u miratua edhe zyrtarisht nga Komisioni Evropian. Kjo ngjarje ishte një mundësi për të informuar mediat mbi aspektet kryesore të Agjendës, e cila fokusohet në zbatimin e reformave thelbësore socio-ekonomike dhe fundamentale gjatë periudhës 2024-2027, në përputhje me Planin për Rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Ministri Murtezani prezantoi elementet kryesore të Agjendës Reformuese, duke përfshirë bazën ligjore, strukturën e reformave dhe indikatorët për monitorimin e tyre. Theks i veçantë u vu mbi hapat dhe kushtet për pagesë sipas Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon pagesa bazuar në përmbushjen e mjaftueshme të hapave reformuese. Përmes kësaj Agjende, vendi do të ketë qasje në ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, duke mundësuar integrim ekonomik të rëndësishëm dhe harmonizim me standardet evropiane.
Murtezani theksoi se bashkëpunimi me Komisionin Evropian vazhdon përmes monitorimit të vazhdueshëm të progresit dhe përmbushjes së reformave të dakorduara, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe përforcimin e institucioneve.