Lajme Maqedoni e Veriut

Milloshoski: Qeveria e re VMRO-VLEN-ZNAM, formohet deri më 20 qershor

Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” dhe Lëvizja ZNAM”.

Kështu ka shkruar deputeti dhe anëtari i Komisionit Ekzekutiv të VMRO-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në platformën sociale X, pas rivotimit të djeshëm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6.

Në postim, Milloshoski përveç pritshmërive rreth formimit të qeverisë së re dhe pjesëmarrësve të ardhshëm në të, ka ndarë edhe rezultatet e përmbledhura që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpallur mbrëmjen e djeshme pas rivotimit në dy zonat zgjedhore.

Sipas tyre, ajo solli një ndryshim të vogël, por domethënës në rregullimin e mandateve parlamentare në përbërjen e ardhshme parlamentare.

Koalicioni “VLEN” mori një deputet më shumë dhe në vend të 13, siç kishte pas zgjedhjeve të 8 majit, tani ka 14, në kurriz të koalicionit “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI, i cili pas rivotimit në një vendvotim në Zhelinë në njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbetur me një mandat më pak, gjegjësisht 18.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *