Mickoski: Më është ofruar ryshfet për një projekt, kështu siç është nuk do ta mbështesë
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se i është ofruar ryshfet për nënshkrimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë në vlerë prej 560 milionë euro.
“Derisa jam kryeministër, nuk mund të vendos nënshkrim në projekt, të shpenzojë gjysmë miliard para të qytetarëve të mi për projekt i cili përfundon në mes të tunelit, në rrugë qorre. Për shkak se isha viktim e tentimit për mitmarrje lidhur me këtë projekt, tregova se në këtë mënyrë asnjëherë nuk do ta pranoj, për shkak se nuk bëhet fjalë vetëm për taksapaguesit e Maqedonisë por edhe të Europës”, tha Mickoski.