Mexhiti: Kjo qeveri dëshmon kapacitet për vlerat dhe frymën e marrëveshjes së Ohrit
Kjo qeveri e re nuk është vetëm në fjalë por edhe në veprim. Kështu tha zv/kryeministri Izet Mexhiti, në seancën e qeverisës kushtuar Marrëveshjes së Ohrit.
“Këtu dua ta falemnderoj publikisht kryeministrin dhe qeverinë e re që 1 miliard euro do të ndanë për komunat, për decentralizimin e cila është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit, e cila do të zgjidh shumë probleme esenciale në komunat tona, në vendbanimet tona dhe do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarit të RMV-së. Në dallim me të kaluarën kur u harua kjo shtyllë e marrëveshjes së Ohrit, u devalvu marrëveshja e Ohrit me koncerte dhe dukuri të tjera, kjo qeveri dëshmon kapacitet për vlerat dhe frymën e marrëveshjes së Ohrit dhe duhet të përmbyllim me një fillim të mbarë jo vetëm në frymën e marrëveshjes së Ohrit por me një qeverisje e cila parimet I ka te shteti ligjor, kthimin e shtetit ligjor, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe thejksi do të jetë tek zhvillimi ekonomik, standardi I qytetarit dhe poashtu një ndër shtyllat e kësaj qeverie dhe marrëveshjes së Ohrit është decentalizimi që është vlerë eurpoiane ku pretendojmë të jemi pjesë e asaj”, deklaroi Mexhiti.