Mexhiti: Afrim Gashi, politikani i rrallë shqiptar pa asnjë aferë korruptive
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në seancën parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, deklaroi se për shqiptarët është nder që të kenë një kryetar Kuvendi si Afrim Gashi.
“Afrim Gashi është ndër politikanët e rrallë shqiptarë që nuk është përmendur asnjëherë në afera korruptive, edhe pse partia e tij ishte në pushtet”, deklaroi Mexhiti.