Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive për Çështje Evropiane të RMV-së dhe Hungarisë

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani ka pritur në Shkup homologu e tij nga Hungaria, Janosh Bola me té cilin, siç njoftoi Murtezani, do té nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.
Njoftimi i ministrit Murtezani:
Sot kam nderin të jem nikoqir i homologut dhe mikun tim, Ministrit për Çështje Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, i cili po qëndron për vizitë pune në Shkup.
Mëngjesin e sotëm do të nënshkruajmë Memorandum për Bashkëpunim mes ministrive tona, ndërsa në orën 10:15 do të kemi konferencë të përbashkët për shtyp.
Partneritetet ndërtohen me mirëbesim, vizion të përbashkët dhe hapa konkretë.