Lajme Maqedoni e Veriut

Maksim Dimitrievski kërcënoi se do të largohet nga Qeveria nëse vendoset flamuri shqiptar

Lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kërcënoi se partia e tij do të largohet nga shumica qeverisëse nëse VLEN në koordinimin e veçantë të ministrave të saj vendosin flamurin shqiptar, transmeton Portalb.mk.

“Nëse zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thërret takim koordinues me ministrat e VLEN-it në Qeveri dhe në të cilin do të jetë flamuri shqiptar, Lëvizja ZNAM do të largohet nga koalicioni qeverisës”, tha kreu i ZNAM-it Maksim Dimitrievski në podkastin e Kanal 5.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, ka mbajtur para disa ditësh koordinimin e parë të veçantë me ministrat e Shëndetësisë, Çështjeve Evropiane, Ekonomisë, Punës, Demografisë dhe Rinisë, të cilët u zgjodhën me propozimin e koalicioni “VLEN”.

Ky lloj koordinimi, siç theksohet në njoftim, do të shtrihet edhe me zëvendësministra dhe staf të tjerë të zgjedhur dhe emëruar të VLEN-it në pushtetin ekzekutiv.Portalb

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *