Ligji për gjuhët- Fetai: BDI nxiti tesionet, ranë në opozitë po nxjerrin probleme
Zv.kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar lidhur me debatin e ngritur së fundmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Fetai sqaroi se Ligji për gjuhët është sjellur në disa faza, verzioni i fundit me të cilin punojmë është ai janarit të vitit 2018 në kohën kur Aleanca për Shqiptarët kishte kushtëzuar me sjelljen e një ligji të ri për përdorimin e gjuhëve. Në atë kohë u bë një hile nga partitë në pushtet pas miratimit të ligjit respektivisht LSDM dhe BDI të cilët e dërguan ligjin në komisionin e Venecias krejtësisht pa nevojë.
Komisioni i Venecias dha një opinion prej 25 faqesh në lidhje me ligjin ku në vija të trasha thuhet se: Komisioni i Venecias nuk është i thirur për të vlerësuar kushtetushmërinë e ligjit. Aty jepen një sërë mendimesh të natyrës politike rreth mënyrave të zbatimit të ligjit të cilat natyrisht në disa segmente kanë edhe implikime finansiare dhe implikime në nivel të burimeve njerëzore por që nuk janë çështje të cilat arsyetojnë mos zbatimin e ligjit.
Në lidhje me këtë ligj ishin dorëzuar në atë kohë rreth 15 lëndë, ankesa të ndryshme nga parti politike nga shoqata dhe nga qytetarë maqedonas kundër ligjit për gjuhën shqipe duke u thirur në shkelje të supozuara të kushtetutës të cilat komisioni i Venecias nuk i ka shqyrtuar dhe ka thënë që nuk është i thirur që ti vlerësoj.
Fetai më tej tha se tani 6-të vite më vonë çuditërisht riaktivizohen lëndët në gjykatën Kushtetuese dhe kryetari i gjykatës kushtetuese njofton se do të shikohen këto lëndë pas gjashtë viteve, dmth 6 vite lëndët janë mbajt në sirtar sa ishte në pushtet BDI me LSDM-në dhe tani që ka ndodhur një rotacion demokratikë i pushtetit çuditërisht Gjykata Kushtetuese për herë të parë i hap këto lëndë.
Fetai theksoi se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese është produkt i një qeverisje tetë vjeçare LSDM-BDI dhe se për gjashtë vite me rradh lëndët në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe kanë ndejtur në sirtar dhe në momentin kur LSDM dhe BDI shkojnë në opozitë reaktivizohet lënda.
“E kemi thënë dhe po e përsërisë kjo lëvizje është një ndër lëvizjet e shumta që i kemi pa prej ndryshimit të pushtetit prej rotacionit demokratikë të pushtetit për të destabilizuar situatën në vend. Kishim tranzitin e presidentes të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani e cila bëri bujë me tensione në Aeroportin e Shkupit, e kishim arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit në pikën kufitare në Jazhincë dhe përpjekja për ta mbajtur në burg dhe dorëzuar në Serbi kemi tash këtë lëndë në gjykatë kushtetuese kemi tabelat që u shfaqën në kufirin me Kosovën dhe këto janë përprekje të dështuara të ish pushtetit të regjimit të BDI-së dhe LSDM-së për të tensionuar situatën dhe për të tensionuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive këtu”. deklaroi Fetai.Euronews.al