Lajme Maqedoni e Veriut

LAMM: Nëpër disa rrugë shtetërore ka ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës

Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështirë.

Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 – 70 m. ndodhet në qafën malore të Pletvarit, njoftoi LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *