Lajme Maqedoni e Veriut

KSHZ i ndan çertifikatat për mandatet e deputetëve

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot i ndan Çertifikatat për deputetë për mandatet e konfirmuara të deputetëve.

Deri më tani çertifikatat i kanë marrë përfaqësuesit e autorizuar nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, nga koalicioni VLEN dhe e Majta. Pritet të mbërrijë përfaqësuesi i autorizuar nga ZNAM, ndërsa për BDI-në KSHZ-ja ende nuk ka konfirmim.

Në emër të LSDM-së dhe Koalicionit çertifikatat për deputet i pranoi Branko Georgievski, ndërsa për Koalicionin VLEN, Bashkim Asani.

Greogievski, përfaqësues i autorizuar i Koalicionit për Maqedoninë Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja, vetëm shkurt i uroi të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe të gjithë qytetarët për pjekurinë e tyre, duke u dëshiruar suksese në punën e parlamentit të ardhshëm.

Asani, nga ana tjetër e falënderoi KSHZ-në, dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në këto zgjedhje, si dhe falënderoi edhe votuesit shqiptarë, për, siç tha, 13 mandatet e fituara deri më tani për deputet.

Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime.

Rivotimi do të realizohet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollneni, 1470/1 gjithashtu në Dollneni, si dhe në 1844 në Strugë.

Të drejtë vote në këto vendvotime kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollneni në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *