Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi mori pjesë në debatin e organizuar në Kuvend në kuadër të Agjendës Reformuese 2024-2027

Sot së bashku me ministrin për çështje evropiane, Orhan Murtezani, deputetin e Alternativës dhe Koalicionit VLEN, Bekim Sali, si dhe deputet e koleg tjerë, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi mori pjesë në debatin e organizuar në Kuvend në kuadër të prezantimit të Agjendës Reformuese.
Njëra prej temave që u theksua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ishte edhe mundësia strategjike e transformimit institucional ekonomik dhe demokratik të vendit.
Gashi, përmendi edhe përkushtimin e shtetit tonë për ta trajtuar me seriozitet secilën iniciativë ligjore që ndihmon në realizimin e Agjendës Reformuese dhe përmbushjen e kritereve të BE-së.
Në këtë mënyrë, duke u garantuar edhe një rol aktiv dhe konstruktiv i Kuvendit.
Përtej ndarjeve politike, integrimi evropian i shtetit është një projekt i përbashkët shtetëror ku me një bashkëpunim të përbashkët do të realizohet aspirata jonë evropiane.