Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi: 26 vite nga Masakra e Reçakut – Lavdi dëshmorëve!

Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku mizorisht u vranë 45 shqiptarë të pafajshëm nga forcat paramilitare serbe. Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, ka përkujtuar këtë ngjarje tragjike, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.
“Ngjarjet që harrohen, kanë predispozita që të përsëriten! Lavdi dëshmorëve të Masakrës së Reçakut,” u shpreh Ibrahimi, duke rikujtuar se kjo ngjarje tronditi kufijtë e Ballkanit dhe Evropës, duke nxjerrë në pah abuzimin me fuqinë politike dhe ushtarake të regjimit serb të asaj kohe.
15 janari mbetet një ditë përkujtimi dhe reflektimi për të gjithë shqiptarët.