Lajme Maqedoni e Veriut

Kryeparlamentari Gashi viziton Shtëpinë e Shëndetit-Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka vizitiar sot Institutin e Shëndetit – Shkup ku është pritur nga drejtori Samir Iseni.

Njoftimi i Isenit:

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, në ambientet e Shtëpisë të Shëndetit-Shkup.

Vizita e tij përbën një vlerësim për punën tonë të përditshme dhe një motivim i fuqishëm për të vazhduar me përkushtim në përmirësimin e shëndetit publik. Z. Gashi pati mundësinë të njihet nga afër me sfidat dhe përkushtimin e punonjësve shëndetësorë.

Falënderim për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj sistemit shëndetësor dhe profesionistëve të tij. Vazhdojmë me përkushtim për një sistem më human dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët.

   

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *