Kasami mirëpret sportistët që përfaqësuan komunën e Tetovës në garat republikane

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se sot ka pritur kampionët të cilët e kanë përfaqësuar komunën në garat republikan në disiplina të ndryshme.
“Fituesit tanë vijnë nga shkollat e ndryshme të Komunës së Tetovës si: shkolla fillore “Migjeni”, vendi i parë në futball, shkolla fillore Naim Frashëri”, vendi i tretë në Volejboll – meshkuj, shkolla fillore “Liria”,vendi i tretë në Volejboll – femra, shkolla e mesme”Kiril Pejçinoviq”,vendi i dytë në Volejboll – meshkuj dhe Lidhjen Sportive Shkollore Komunale si organizator i garave.
Poashtu mirëpritëm dhe futbollistin e ri Hisar Ali, i cili është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U-17. Aktivitetet sportive janë të rëndësishme për një rini të shëndoshë dhe për një të ardhme më të sigurt, sidomos që sot ne kemi sfidën e teknologjisë moderne dhe shumë pak merremi me aktivitete fizike. Ne, kemi vendosur që këtë vit mbështetja të jetë financiare dhe shpresojmë se për vitin e ardhshëm shkollat tjera poashtu të jenë pjesëmarrëse në këto gara.
Urojmë stafin e shkollës që kanë punuar me nxënësit dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Sukseset e nxënësve të shkollës të Komunës së Tetovës nuk kanë të ndalur”, ka shkruar Kasami. /Alfax.mk/