“Jo hakmarrje, por do të jemi në shërbim të bizneseve shqiptare” – premton Mexhiti
Izet Mexhiti nga VLEN premton se nuk do të hakmerren ndaj qytetarit, administratorit dhe biznesmenëve të cilët e përkrahën Frontin Europian – BDI-në në zgjedhjet e 8 majit.
Në Click Plus në TV21, Mexhiti premtoi se VLEN-i do të jetë në shërbim të bizneseve shqiptare.
“Si për qytetarin, si për administratorin… Jo hakmarrje, por mendojmë të jemi ndihmë për ata. Në fushatë, një prej tezave ka qenë se 80% e resorëve ekonomikë udhëheqin shqiptarët dhe mos ta nxjerr Zona e Vizbegut asnjë përqind, mos ta nxjerr Zona e Tetovës asnjë përqind, Zona e Kërçovës asnjë përqind, Zona e Strugës asnjë përqind dhe duke pasur 80% e resorëve ekonomikë, prap 1 miliard euro investime të shkojnë në Maqedoninë Lindore për ta thelluar hendekun e jobarazisë ndërmjet Maqedonisë Lindore dhe Maqedonisë Veri – Perëndimore ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët… Pra ne do të jemi në shërbim të bizneseve shqiptare”, tha Mexhiti./TV21