Lajme Maqedoni e Veriut

Ja pse u tërhoq dhe u rikthye sot propozimi për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Propozimi i Hristijan Mickoskit për ndryshime ligjore për riorganizimin e ministrive është tërhequr nga Kuvendi për shkak të kërkesës së parashtruesit për ndryshime shtesë.

Sipas informacioneve të TV21, janë bërë ndryshime në ndarjen dhe kompetencat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës që tashmë do të ndahet në dy ministri, në Ministrinë për Administratë dhe në Ministrinë për Digjitalizim.

Kërkesa për ndryshime shtesë ka qenë e Stefan Andonovskit, i cili përmendet si emër për ministër në Ministrinë për Digjitalizim. Propozim ligji i ndryshuar tashmë është rikthyer në procedurë parlamentare.

Për këtë çështje është prononcuar edhe VMRO DPMNE-ja.

Kjo parti sqaron se ligji u tërhoq për të korrigjuar një gabim, pas korrigjimit të tij ligji është dorëzuar menjëherë dhe do të paraqitet sot në seancën e Kuvendit.

“Theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë tërheqje të ligjit, por për korrigjim teknik të tij që është në drejtim të përmirësimit të zgjidhjes së propozuar ligjore, shton VMRO-DPMNE.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *