Kuriozitete

iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

Një kanal në YouTube i quajtur PhoneBuff me 1.5 milionë abonentë ka publikuar një video ku teston durueshmërinë e telefonave Samsung Galaxy S23 Ultra dhe iPhone 15 Pro Max

Iphone 15 Pro Max u prezantua më 12 shtator nga Apple në eventin e quajtur “Wonderlust”, dhe vjen me një kornizë titani që e bën pajisjen më të lehtë në peshë dhe është 221 gram, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Samsung Galaxy S23 Ultra ka një kornizë prej alumini dhe pajisja peshon 234 gram.

Ekrani i iPhone 15 Pro Max është 6.7 inç, pjesa e përparme është me mburojë qeramike, derisa mbrapa është me xham jon të dyfishtë.

Ndërkaq, ekrani i Samsung Galaxy S23 Ultra është 6.8 inç, pjesa e përparme është e pajisur me xham Gorilla Glass Victus 2 dhe mbrapa është po ashtu i pajisur me këtë lloj xhami.

Në raundin e parë vlogeri hodhi dy pajisjet poshtë për të testuar pjesën mbrapa të dy pajisjeve të shtrenjta; iPhone 15 Pro Max pësoi disa plasaritje mbrapa, derisa S23 Ultra kishte vetëm disa grithje në skaj të kornizës.

Në raundin e dytë, vlogeri testoi skajet e të dy pajisjeve, derisa në raundin e tretë, vlogeri testoi ekranin përpara.

Dhe në fund, vlogeri i bëri një ‘bonus test’ të dy pajisjeve ku rënia e tyre ishte nga një distancë pak më e madhe.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *